Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 1
MENAXHIMI I MARRËDHËNIEVE MIDISPUNONJËSVE
- Një menaxher duhet të marrë në konsideratë ndërveprimet midis punonjësve në vendin e punës dhe të aplikojë masa të përshtatshme nëse vëren faktorë të cilët nxisin rritjen e nivelit të stresit.
- Kolegët mund të jenë një burim shumë i mirë mbështetjeje, por ndërveprimi shpesh mund të kthehet në burim stresi.
- Marrëdhëniet jo të mira me punëdhënësin, menaxherin, kolegët apo vartësit mund të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale të punonjësve.
- Kur njerëzit punojnë në grup ka të ngjarë që hera- herës të lindin mosmarrëveshje
Faqe 2
MINIMIZIMI I KONFLIKTIT DHENXITJA E PUNËS NË GRUP
- Menaxherët duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar kthimin e mosmarrëveshjeve në konflikte dhe ngacmime të vazhdueshme midis kolegëve.
- Këto masa duhet të përqendrohen te hartimi i rolit të punës, ambienti në punë dhe kushtet e punës.
- Për të menaxhuar marrëdhëniet midis punonjësve, menaxherët duhet të sigurohen që punonjësit ta kenë të qartë rolin e tyre, të nxisin komunikimin dhe të instruktojnë punonjësit në lidhje me sjelljet e pranueshme në punë dhe zgjidhjen e konflikteve (Pierotti, 2014).
Faqe 3
PROBLEMET E MARRËDHËNIESMIDIS PUNONJËSVE
- Marrëdhëniet konfliktuale midis punonjësve mund të jenë të dëmshme si për individët, ashtu dhe për institucionin/organizatën.
- Ato mund të shfaqen në forma të ndryshme siç janë armiqësitë individuale, konfliktet sociale apo abuzimi me pushtetin, që buron nga roli (punëdhënësi, menaxheri apo mbikëqyrësi) (Pierotti, 2014).
- Disa nga mënyrat sesi mund të menaxhohen konfliktet në ambientin e punës janë si më poshtë:
- Vendosja dhe aplikimi me korrektësi i kodit të sjelljes në punë në mënyrë që të kuptohet qartë nga të gjithë se sjelljet e pahijshme nuk janë të pranueshme;
- Trajnimi i punonjësve mbi sjelljet e lejueshme në punë në mënyrë që ata të jenë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm mbi pasojat negative të tyre;
- Trajnimi i punonjësve sesi të menaxhojne marrëdhëniet problematike (Health and Safety Executive, 2007);
- Trajnimi i menaxherëve se si të identifikojnë një marrëdhënie konfliktuale në punë dhe ta trajtojnë atë në mënyrën e duhur;
- Menaxhimi i problemeve të stafit në mënyrë të qëndrueshme dhe në kohën e duhur;
- Nxitja e punonjësve që të shprehen për problemet në punë që në fazat e hershme të konfliktit;
- Të zhvillohen mënyra formale dhe informale ku të adresohen shqetësimet e punonjësve mbi konfliktet në punë.
Faqe 4
PUNA NË GRUP
Puna në grup është e rëndësishme në lidhje me produktivitetin e punonjësve dhe mirëqenien e tyre.
Disa nga mënyrat për të rritur bashkëveprimin dhe punën produktive në grup janë si në vijim:
- Nxitja e një fryme grupi, ku punonjësit ndihmojnë dhe mbështesin njëri – tjetrin;
- Vlerësimi i ekzistencës së këndvështrimeve të ndryshme të punonjësve mbi çështje të caktuara si një mënyrë që nxit krijimtarinë dhe çon në zgjidhje efektive të problemeve;
- Nxitja e një atmosfere pune, ku punonjësit kanë besim dhe mbështesin njëri – tjetrin qëtë japin më të mirën e tyre në punë;
- Nxitja e një komunikimi të hapur dhe efektiv në të gjitha nivelet
- Shpërblimi i punës në grup si një formë, që nxit punën e përbashkët dhe eviton konflikte të mundshme midis punonjësve.