Përmirësimi i shërbimeve të shëndetit mendor në sistemin e kujdesit parësor në Shqipëri
Projekti "Për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor në sistemin e kujdesit parësor në Shqipëri” financohet nga Ambasada Zvicerane dhe zbatohet nga Instituti Për Aktivizëm dhe Ndryshim Social në Shqipëri.
Module Trajnimi
Lista e moduleve tona të trajnimeve
Fotogaleri
Kujdesi paresor
Disa nga pyetjet me te shpeshta
Provoni disa nga teknikat e mëposhtme.
- Flisni me kolegët/supervizorin tuaj
- Përpiquni të zbuloni burimin e stresit
- Nxitja e një atmosfere pune, ku punonjësit kanë besim dhe mbështesin njëri-tjetrin që të japin më të mirën e tyre në punë
- Nxitja e një komunikimi të hapur dhe efektiv në të gjitha nivelet
.Nëse ju mendoni që ambjenti I punës është kthyer në një mjedis jo të shëndetshëm dhe mund të ndikojë tek mirëqënia juaj, rekomandohet të bëni një analyze të situates dhe të vlerësoni mundësitë për tu larguar nga ai mjedis që ju e konsideroni të dëmshëm për mirëqënien tuaj personale.
Ankthi, është një ndër emocionet që përjetohet më gjerësisht, i përkufizuar si ndjenjë e papëlqyeshme parehatie, nervozizmi, ankthi, frike, shqetësimi ose meraku. Zakonisht ky emocion, është i lidhur me perceptimin e rrezikut dhe kërcënimit të individit dhe përfshin komponentë emocionalë, fizikë, të njohjes dhe të sjelljes. Kriteri për normalitetin ose jonormalitetin e nivelit të ankthit, mund të përcaktohet nga shkaku i tij dhe intensiteti. Për ta menaxhuar ankthin sugjerojmë disa nga teknikat e mëposhtme, në rast se ankthi vazhdon ju lutem na shkruani përsëri për të marrë ndihmë më të specialuzuar.
- Metodat e relaksimit: Këtu mund të hyjnë meditimi, joga, frymëmarrja e thellë, etj.
- Menaxhimi i stresit: Kjo arrihet duke u vetëdisuar mbi atë se çfarë e shkakton stresin dhe duke u relaksuar pas punës përmes leximit apo aktiviteteve tjera relaksuese, apo edhe thjesht duke pushuar.
- Mundohuni të jeni më optimist duke i zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive.
- Ushtrimet fizike-Ndikojnë direkt edhe në tru duke liruar disa horomone që e stabilizojnë ankthin.
- Zvogëlimi i sasisë së shqerit-Studimet kanë zbuluar se personat që konsumojnë shqer në nivele të larta janë më të ekspozuar ndaj ankthit.
- Shoqëria dhe familja mund të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e ankthit. Përmes bisedave dhe duke kaluar kohë cilësore dhe pa stres apo presione
Na Kontaktoni
Për çdo pyetje ose shqetësim që mund të keni na kontaktoni me email ose me ane te telefonit.Telefoni
+355 045628849
info@kujdesiperty.com
Adresa