Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Faqe 13
Faqe 14
Faqe 1
Shqetësimi, frika dhe stresi janë përgjigje normale ndaj kërcënimeve të perceptuara ose të vërteta, ndërsa përballemi me pasiguri ose mosdije.
Pra, është normale dhe e kuptueshme që njerëzit të përjetojnë frikë në kontekstin e pandemisë COVID-19.
Përballë realiteteve të reja të punës nga shtëpia, papunësisë së përkohshme, shkollimi i fëmijëve në shtëpi si dhe mungesa e kontaktit fizik me anëtarët e tjerë të familjes, miqtë dhe kolegët, është e rëndësishme që të kujdesemi për mendjen tonë, po aq mire sa edhe për organizmin.
Faqe 2
Çfarë është stresi
- Stresi nuk është shkak për depresion, por faktor rrisku
- Ai vjen dhe vazhdon në varësi të faktorëve që janë të përfshirë.
- Për shembull, nëse ndiheni të stresuar në punë por më pak në shtëpi në mbrëmje ose fundjavë, ne mund të nxjerrim përfundimin se stresorët janë të lidhur me punën
Faqe 3
Çfarë është Ankthi?
- Përkundër frikës, e cila është një përgjigje ndaj mbrojtjes ndaj një kërcënimi shumë të vërtetë, ankthi është një përgjigje ndaj një kërcënimi të paqartë ose të panjohur.
- Ankthi shfaqet kur ne besojmë se mund të ndodhë një ngjarje e rrezikshme ose fatkeqe në jetën tonë dhe qendrojmë në pritje të saj.
- Të gjithë përjetojnë ankthin në shkallë dhe intensitet individual.
- Intensiteti i përvojës së ankthit ndikohet në një masë të madhe, nga perceptimi i ngjarjes së parashikuar
Faqe 4
Çfarë është Depresioni?
- Depresioni është një gjendje kalimtare, dekurajimi dhe trishtimi.
- Depresioni mund të shfaqet në një larmi të ndyshme gjendjesh fizike dhe psikologjike.
- Intensiteti i depresionit ndryshon nga një person tek tjetri.
Reagimet e stresit, ankthit dhe depresionit mund të shfaqen në një larmi mënyrash fizike, psikologjike, emocionale dhe të sjelljes për individë të vecantë.
Faqe 5
Ndryshimet emocionale:
- Trishtim
- Pasiguri te lidhura me virusin
- Nervozizëm
- Dekurajim
- Ndryshim humori
- Irritim
- Ndjenje mbingarkese nga ngjarjet, pafuqi
Faqe 6
Ndryshimet ne mendime:
- Vetëvlerësim i ulët
- Vizion negativ per ceshtjet e jetes
- Konfuzion
- Mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes
- Vetë-verbalizim që jo gjithmonë reflekton realitetin
Faqe 7
Ndryshimet fizike:
- Dhimbje koke
- Lodhje kronike
- Mungesë energjie
- Pagjumësi
- Oreks i ulur
- Shtim ose humbje peshë
Faqe 8
Ndryshimet ne sjellje:
- Vështitrësi në përqëndrim
- Agresivitet
- Qan pa arsye
- Rritje e konsumit te alkoolit, drogave
Faqe 9
Impakti I pandemise covid-19 ne shendet mendor
- Pandemia globale e shkaktuar nga virusi COVID-19 krijoi një situatë të paprecedentë me impakt serioz në jetën e individëve.
- Që kur OBSH e shpalli COVID-19 zyrtarisht si pandemi, ajo u kthye në një krizë globale shëndetësore dhe ekonomike (Douglas, Katikireddi, Taulbut, McKee, McCartney, 2020).
- Në veçanti nga përhapja e viruseve EBOLA dhe SARS, përtej pasojave negative të shumfishta të shkaktuara nga virusi COVID-19, kjo pandemi u karakterizua nga transmetimi i shpejtë asimptomatik, i cili e zuri në befasi sistemin e shëndetësisë në mbarë botën
- Për të krijuar një panoramë sa më të plotë mbi ndikimin e pandemisë së COVID-19 te punojësit, u krye nje studim i cili përfshiu një numër të konsiderueshëm pozicionesh pune në administratën publike, sistemin shëndetësor publik dhe institucione të sipërmarrjes private, ne qytetin e Tiranes.
- Kjo zgjedhje u bë për faktin se këta sektorë përfshijnë një numër jo të vogël punonjësish dhe përmbajnë larmishmëri të pozicioneve të punës.
- Për rrjedhojë, një analizë e këtyre sektorëve do të lejonte një vështrim më të qartë dhe më realist mbi efektin e pandemisë te punonjësit.
Faqe 10
Efekti i pandemisë së COVID-19 teshëndeti mendor i punonjësve
- Mënyra se si pandemia e COVID-19 ndikoi te shëndeti mendor i punonjësve, në këtë studim u mat me nivelin e përjetimit të simptomave të stresit të shkaktuar nga COVID-19.
- Kjo zgjedhje u bë për faktin se, simptomat e stresit përgjatë kësaj periudhe u lidhën si me shqetësimin mbi shëndetin, ashtu dhe me ndryshimin e stilit të jetesës.
- Për rrjedhojë, ato kanë potencialin të ndikojnë në cilësinë e jetës së individëve.
- Gjetjet e studimit treguan se pjesa më e madhe e punonjësve kishin përjetuar nivel normal stresi, por një pjesë jo e vogël e tyre kishin përjetuar nivel stresi të lehtë në të moderuar dhe një pjesë më e vogël kishin përjetuar nivel të lartë stresi.
- Është e nevojshme të shpjegohet se niveli i moderuar i stresit krijon një gjendje diskomforti te individi dhe e predispozon atë që të reagojë emocionalisht në mënyrë jo propocionale ndaj problemeve të ndryshme që shfaqen gjatë ditës.
- Për më tepër, duket se ky nivel i stresit çon në rritje të pakënaqësisë, ulje të vetë-vlerësimit dhe mungesë të kontrollit të sjelljes duke ndikuar negativisht tek mirëqënia e individit.
- Duhet theksuar se mirëqenia nuk i referohet thjesht mungesës së problemeve të diagnostikuara të shëndetit fizik dhe mendor.
- Ajo është e lidhur me ndjenjën e lumturisë dhe kënaqësisë me jetën, me të jetuarit të një jete ku individi ka hapësirën të shfaqë potencialin e tij dhe të përjetojë ndjesinë se ai/ajo vlerëson dhe vlerësohet nga shoqëria në mënyrën e duhur.
- Nëse mirëqënia e një individi preket në mënyrë domethënëse, atëherë rritet mundësia për zhvillimin e problemeve psikologjike
- Duke marrë në konsideratë faktin se simptomat e stresit të matura në studim lidhen vetëm me efektin e COVID-19, duhet pohuar se pandemia ka ndikuar negativisht te mirëqënia e një pjese të konsiderueshme të punonjësve (50.8%).
Faqe 11
Efekti i pandemisë se COVID-19 tekënaqësia në punë
- Kënaqësia në punë është një perceptim individual, kështu që ndryshimet e rrethanave për shkak të pandemisë nuk mund të jenë i vetmi faktor ndikues në zhvillimin e ndjesisë së përgjithshme të punonjësve.
- Duke marrë në konsideratë këtë fakt, duhet pohuar se mënyra se si pandemia ndikon në jetën personale dhe profesionale të punonjësve është një çështje komplekse (Howe, Chauhan, Soderberg, & Buckley, 2020).
- Kjo vërehet dhe nga fakti se studimet e kryera gjatë kohës së pandemisë kanë identifikuar edhe faktorë që e rrisin nivelin e kënaqësisë në punë, po ashtu dhe faktorë që e ulin atë.
- Performanca e punës është një tjetër element i rëndësishëm i jetës profesionale të një individi.
- Studimet kanë treguar se ndryshimet e mënyrës së punës dhe perceptimi mbi rrezikun e shëndetit përgjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 kanë ndikuar në mënyra dhe intensitet të ndryshëm te punonjësit.
- Puna nga shtëpia kishte një ndikim pozitiv në jetën profesionale të individëve për shkak të uljes së kohës apo kostos së udhëtimit nga shtëpia në punë, rritjen e pavarësisë në punë, fleksibilitetin e ditëve të punës, si dhe rritjen e kohës së lirë të punonjësve (Tusl et al, 2021).
- Nga ana tjetër, elementë si mbajtja e maskës, distanca fizike, larja e shpeshtë e duarve ndikuan negativisht në performancën e punës te punonjësit
Faqe 12
Marrëdhënia e stresit për shkak të COVID-19 me performancën dhe kënaqësinë në punë
- Stresi i përjetuar nga punonjësit edhe pse mund të ndikojë në uljen e kënaqësisë në punë dhe performancë duket se efekti i tij nuk është mjaftueshëm i fortë për t’i çuar ato në nivele të ulta.
- Nga ana tjetër, ndikimi pozitiv i kënaqësisë në punë te performanca mund të ketë moderuar efektin negativ të stresit.
- Për më tepër, perceptimi i disa faktorëve pozitivë të lidhur me pandeminë të përmendur më lart siç janë qasja pozitive për të zgjidhur problemet apo shfrytëzimi i kohës së lirë me njerëzit e dashur (Tusl et al, 2021), mund të kenë ndikuar pozitivisht në aftësitë përballëse të punonjësve me stresin duke minimizuar efektin negativ të tij
Faqe 13
Faqe 14
Referenca
- https://www.who.int/teams/mental-health-and-substance-use/covid-19
- https//www.camh.ca/en/health-info/mental-health-and-covid-19#quarantine
- Retrieved April 2012, from Best Practice:
http://bestpractice.bmj.com/bestpractice/monograph/55/basics/epidemiology.html - Retrieved April 2012, from National Institute of Mental Health:
http://www.nimh.nih.gov/health/publications/ëomen-and-depression-discoveringhope/how-is-depression-diagnosed-and-treated.shtml - , S., Kellerman, G. R., Reece, A., & Robic haux, A. (2018). America’s loneliest workers, according to research. Harvard Business Review. March, 19. H0483R
- Ahmed, M. Z., Ahmed, O., Aibao, Zh., Hanbin, S., Siyu, L., & Ahmad, A. (2020). Epidemic of COVID-19 in China and associated psychological problems. Asian Journal of Psychiatry, 51, 102092. doi: 10.1016/j.ajp.2020.102092
- Arvidsdotter, T., Marklund, B., Kylen, S., Taft, Ch., & Ekman, I. (2016). Understanding persons with psychological distress in primary health care. Scandinavian Journal of Caring Sciences, 30; 687–694. doi: 10.1111/scs.12289