Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 1
- Në ambientin e punës punëdhënësi, menaxherët dhe punonjësit duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt.
- Sjellja etike në punë nënkupton të respektosh mendimet dhe nevojat individuale duke mos denigruar ato të kolegëve.
- Shembuj të kësaj sjelljeje janë të kërkosh pikat e përbashkëta dhe, kur ka këndvështrime të ndryshme, apo të dëgjosh kolegët pa i paragjykuar ata.
- Në të kundërt, mungesa e sjelljes etike në vendin e punës shfaqet nëpërmjet sjelljeve të papërshtatshme me qëllim denigrimin e kolegëve duke shkelur kështu normat e respektit të ndërsjellë.
- Shembuj të kësaj sjelljeje janë tallja, sarkazma apo bërja e komenteve fyese.
- Kjo sjellje mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme, por ajo shpeshherë lidhet dhe me faktorët stresantë në punë.
- Për shembull, konflikti i rolit midis kolegëve mund të çojë në sjelljetë pahijshme midis tyre.
- Nëse kjo situate vijon për një përiudhe kohe, atëhere ajo mund të gjenerojë nivele domethënëse stresi te punonjësit
- Për këtë arsye është më rëndësi të identifikohen shkaqet e sjelljes së pahijshme dhe të ndërmerren hapa konkretë për të ulur efektet negative të tyre te punonjësit.
- Nëse tolerohet sjellja e pahijshme në ambientet e punës, përbën një rrezik serioz për uljen e produktivitetit dhe shtimin e grindjeve midis punonjësve.
- Për të krijuar një klimë positive në ambientin e punës është e këshillueshme të aplikohen metodat që vijojnë
Faqe 2
SQARIMI I RREGULLAVE TË PUNËSNË GRUP
- Sqarimi i rregullave të punës mund të kryhet duke organizuar një mbledhje grupi.
- Kjo është veçanërisht efektive, kur krijohet një grup i ri pune apo kur ndërrohet menaxheri.
- Në takim rishikohen në detaje të gjitha vlerat dhe kodi i sjelljes së institucionit (nëse ka) dhe shpjegohen se si aplikohen ato në praktikën e përditshme të punës.
- Këtu përfshihen edhe sjelljet e përshtatshme dhe të papërshtatshme në punë.
- Qëllimi i këtij veprimi është të krijohetnjë i kuptuar i përbashkët midis punonjësve mbi sjelljet e pranueshme dhe të zhvillohet një ndjenjë përgjegjësie mes tyre për të respektuar këto sjellje.
- Informimi dhe diskutimi mbi sjelljet e përshtatshme në punë duhet të ndodhë në mënyrë periodike, me qëllim që ato të bëhen të qëndrueshme dhe të jenë vazhdimisht në përputhje me kodin e sjelljes në punë.
- Do të ishte e këshillueshme përfshirja e Departamentit të Burimeve Njerëzore në këtë proces.
- Kur një ekip bëhet plotësisht jofunksional në punë, atëherë duhet të konsiderohet ristrukturimi i plotë i tij
Faqe 3
NDJEKJA SI SHEMBULL E SJELLJES SËMENAXHERIT
- Kur një menaxher shërben si shembull duke shfaqur sjellje të përshtashme në punë, ai/ajo ka efekt domethënës në sjelljen dhe moralin e ekipit.
- Menaxherët duhet të jenë të vetëdijshëm se punonjësit gjykojnë mbi natyrshmërinë e sjelljes së tyre në raport me rregullat dhe vlerat e punës dhe kjo gjë mund të influencojë sjelljen e këtyre të fundit
Faqe 4
BËRJA E KOMENTEVE NË KOHËN EDUHUR
- Disa menaxherë e përdorin kodin e sjelljes në mënyrë efektive për të zhvilluar një kulturë pozitive pune në institucion.
- Disa të tjerë e përdorin këtë dokument vetëm për të ndëshkuar punonjësit, kur ata e shkelin atë.
- Këto dy qasje mund të krijojnë një klimë krejt të ndryshme në grup.
- Menaxherët, të cilët janë aktivë kanë prirjen që të japin komente dhe rekomandime në lidhje me situatat e punës të cilat reflektojnë vlerat e institucionit apo kodit të sjelljes në mbledhjet e ekipit.
- Nëse kjo gjë bëhet shpesh, me kalimin e kohës ajo mund të ndikojnë në krijimin e një mendimi të përbashkët të sjelljeve të pranuara dhe ato të papranuara në punë.
- Gjithashtu, disa pjesëtarë të ekipit mund të qartësojnë veten e tyre për sjellje të cilat ata nuk mund t’i tolerojnë dhe të gjejnë kurajon t’i shfaqin shqetësimet e tyre te menaxher
Faqe 5
EMËRTIMI I SJELLJEVE DHEZHVILLIMI I BISEDAVE TË HAPURA
- Nganjëherë është e rëndësishme që një sjellje e caktuar të emërtohet dhe rreth saj të zhvillohen biseda të hapura me një punonjës apo me një grup punonjësish.
- Kjo do të thotë se menaxheri duhet të japë mendime dhe rekomandime të qarta në lidhje me sjelljen në fjalë.
- Punonjësit mund të mos jenë të vetëdijshëm se sjellja e tyre mund të ndikojë te të tjerët.
- Trajtimi i çështjes dhe shpjegimi sesi mund të ndreqet mund të ndikojë pozitivisht te punonjësit.
Faqe 6
Referenca
- Wadsworth, Chaplin & Smith, 2010
- Wadsworth et al, 2010
- European Agency for Safety and Health at Work – EU-OSHA, 2013