Burimet e stresit në vendin e punës

Qëllimi

Zgjerimi i njohurive të personelit shëndetësor në kujdes parësor për një menaxhim sa më të mirë të stresit të shkaktuar në vendin e punës në mënyrë që të përmirësohet performanca e punës dhe të ruhet mirëqënia e secilit individ

Objektivat

  • Zgjerim të profilit individual profesional mbi metodat specifike të adresimit të stresit, menaxhimit të tij dhe përmirësimit të cilësisë profesionale.
  • Aftësim mbi metodat bashkëkohore për adresimin dhe menaxhimin e stresit të shkaktuar në vendin e punës.
  • Praktikimi mbi metodat e menaxhimit të stresit dhe ndarja e tyre me kolegët.

ÇFARË E SHKAKTON STRESIN NË VENDIN E PUNËS?

  • Organizimi jo i mirë i punës, mënyra se si ndërtohet profili i punës së secilit dhe mënyra se si menaxhohet puna, janë faktorë që mund të gjenerojnë stres te punonjësit.
  • Kërkimet në këtë fushë tregojnë se puna bëhet më stresante, kur kërkesat dhe presioni i saj ndaj punonjësve nuk përputhen me njohuritë dhe aftësitë profesionale të tyre dhe kur stafi drejtues nuk i mbështet ata sa duhet.
  • Studime të shumta kanë hedhur dritë mbi një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit te punonjësit, por duhet të mbahet parasysh se këta faktorë nuk janë universalë por lidhen dhe me kulturën e një vendi.
  • Bazuar në një studim të kryer nga fondacioni Fredrich Ebert në vitin 2019, “Mbi stresin e punës në Shqipëri”, u gjet se faktorët të cilët ndikonin në rritjen e nivelit të stresit në punë te punonjësit shqiptarë janë si më poshtë:
– presioni i kohës;
– paqartësia e rolit;
– konflikti i rolit;
– mungesa e promovimit;
– vështirësia në delegimin e punëve;
– puna jo e mirë në grup;
– mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje;
– trajtimi i pabarabartë në punë;
– angazhimi në detyra të vështira ;
– niveli ulët i pagës.

Burimet e stresit

  • Personal – duke interpretuar negativisht atë që shohim dhe dëgjojmë
  • Ambiental – trafiku, zhurma, hapësirë zyre joefikase
  • Social – punë, familje, marrëdhënie
  • Fizike – dhimbje kronike, pagjumësi

Shkaqet e stresit

Shkaqet e jashtme të stresit:

  • Familja
  • Puna
  • Shoqëria
img

Shkaqet e jashtme të stresit – familja

  • Vdekja e bashkeshortit/es
  • Divorci
  • Rënia në burg
  • Sëmundja e një pjesëtari të familjes
  • Vdekja e një anëtari të familjes
  • Shkollimi i fëmijës
  • Mungesa e strehimit
  • Martesa, etj

Shkaqet e jashtme të stresit – puna

  • Profesioni
  • Kërkesat e punës
  • Afatet kohore
  • Mbingarkesa në punë
  • Përgjegjësia
  • Kushtet fizike të punës, etj
img

Shkaqet e jashtme të stresit – shoqëria

  • Statusi social
  • Edukimi
  • Seksi
  • Socializimi
  • Statusi i emigracionit ose gjuhës
  • Presioni i bashkëmoshatarëve apo shkaqeve të tjera të margjinalizimit shoqëror
img

Shkaqet e brendshme të stresit:

  • Pesimizmi
  • Pamundësia për të kaluar situatat e pasigurta
  • Mungesa e fleksibilitetit
  • Mendimet negative
  • Pritshmëri jorealiste/perfeksionizëm
  • Të duash gjithçka ose asgjë

Programi për ngritjen e kapaciteteve psiko-sociale

“Vlerësimi i nevojave psiko-sociale në Shqipëri për menaxhimin e stresit te ofruesit e kujdesit shëndetësor parësor në rajonin e Ballkanit” Prill, 2016

Rezultatet

  • Mars – prill 2016 u intervistuan 40 mjekë dhe infermierë në kujdesin shëndetësor parësor në qytetin e Tiranës dhe fshatrat përreth
  • 10 intervista me infermierë, 10 me mjekë në QSH në qytet
  • 10 intervista me infermierë, 10 me mjekë në 10 fshatra

Burimet e stresit të personelit të KSHP:

  • Pagat e ulëta – të gjithë të intervistuarit e vlerësuan si burim kryesor të stresit pagën e ulët dhe mungesën e resurseve
  • Mbingarkesa e punës – u konstatua në shumicën e QSH të Tiranës
  • Sjellja e pacientit dhe mungesa e specialistëve – ishte burim stresi për QSH në fshatra
  • Transporti – stresor i madh për fshatrat
  • Komunikimi me pacientët – stresor në qytet dhe fshatra
  • Infrastruktura dhe objektet e QSH – në shumicën e QSH
  • Ankesat e pacientëve – burim stresi për të gjithë të intervistuarit
  • Mungesa e medikamenteve dhe paisjeve – burim stresi qytet/fshat
  • Siguria e stafit – stresor për të gjithë të intervistuarat femra (abuzimi verbal, fizik, frika ndaj sëmundjeve infektive)
  • Mungesa e respektit dhe vlerësimit – roli i medias problem madhor në qytet
  • Trajnimet dhe ngritja e kapaciteteve – kërkesë nga të gjithë
  • Menaxhimi i qendrave të KSHP – shumica mendojnë se drejtori nuk mund të ndryshojë sistemet
  • Infermierët kanë raportuar nivel stresi më të lartë sesa mjekët
  • Të gjithë raportuan nivel stresi më të lartë për kolegët sesa për veten e tyre

Mekanizmat e përballjes me stresin

  • Kafeja – mekanizmi kryesor i përballimit të stresit (me kolegë, miq, familjarë)
  • Relaksimi
  • Leximi
  • Lutja
  • Biseda me miq, familjarë
  • Shmangia e të menduarit për çdo gjë
  • Të menduarit pozitivisht
  • Ecja
  • Këndimi

Rekomandime:

  • Mbështetje morale ndaj stafit, mbrojtje nga publiciteti negativ.
  • Asistencë për planifikimin e takimeve për pacientët, personelin administrativ.
  • Rivendosja e çertifikatës së vlerësimit dhe/ose ceremonitë e vlerësimit.
  • Shpërndarje e ngarkesës së punës.
  • Takime të rregullta të stafit, konsultime ndërsektoriale dhe mbikëqyrje e strukturuar.
  • Trajnime për çështjet e shëndetit mendor
  • Organizimi i aktiviteteve të stafit (si udhëtime në terren për stafin).
  • Edukim shëndetësor i komunitetit
  • Trajnime të rregullta të stafit për teknikat e menaxhimit të stresit.

Ҫfarë është stresi?

  • Stresi është reagimi i mendjes dhe trupit për të ndryshuar
  • Nuk është një sëmundje
  • Por nëse stresi është intensiv dhe vazhdon për disa kohë, kjo mund të sjellë probleme të shëndetit mendor dhe fizik (psh depresion, shok traumatik, sëmundje të zemrës)

Përkufizimi i stresit
“Një gjendje e mosbalancimit psikologjik dhe fiziologjik që vjen nga pabarazia midis kërkesës së situatës dhe aftësisë dhe motivimit të individit për të pëmbushur këto nevoja”

Burimet e stresit në punë:

  • Profesioni
  • Kërkesat e punës
  • Afatet kohore
  • Mbingarkesa e punës
  • Përgjegjësia
  • Kushtet fizike të punës, etj

Llojet e stresit:

  • Stresi mund të jetë pozitiv ose negativ

    – Stresi pozitiv (Eustresi) – kur situata ofron një mundësi për një person që të fitojë apo arrjë qëllimet, shërben si motivues për performancë maksimale
    – Stresi negativ (Distresi) – ndjenjë e pakëndshme kur një person përballet me problemet sociale, fizike, organizative dhe emocionale dhe ngecjes prapa në përgjegjësitë e tij

  • Gjeneral (më i përhapuri, largohet për 1-2 ditë pa ndërhyrje)
  • I akumuluar (akumulohet në trup duke vështirësuar shpërfilljen e pasojave serioze fizike, ankth serioz mendor)
  • Akut traumatik (vjen nga incidente kritike, prodhon stres të konsiderueshëm psikologjik dhe është reagim normal ndaj ngjarjeve jonormale)
  • Post traumatik (është i rëndë si pasojë e traumave psikologjike të rënda, incidente kritike, jep ndryshime që zgjasin)

Shenjat e stresit:

  • Fizike
  • Emocionale
  • Të sjelljes
  • Konjitive

Shenjat fizike

  • Dhimbje
  • Diarre ose kapsllëk
  • Të përziera, marramendje
  • Dhimbje gjoksi, takikardi
  • Humbja e dëshirës seksuale
  • Ftohje të shpeshta ose grip
Shenjat emocionale

  • Depresioni
  • Ankthi dhe axhitimi
  • Rënie e humorit, nervozizëm ose zemërim
  • Tronditja
  • Vetmia dhe izolimi
  • Probleme të tjera mendore ose emocionale
Shenjat e sjelljes

  • Ҫrregullim i të ushqyerit
  • Ҫrregullim i gjumit
  • Izolimi
  • Papërgjegjshmëria
  • Alkoolizmi, duhanpirja ose marrja e ilaçeve
  • Tike nervore
Shenjat konjitive

  • Probleme me kujtesën
  • Rënie e përqëndrimit
  • Gjykim i dobët
  • Pesimizëm
  • Anksiozitet
  • Brengosje e vazhdueshme

Faktorët që ndikojnë në zbutjen e stresit:

  • Rrethi mbështetës (anëtarët e familjes, miqtë, të afërmit)
  • Vetëkontrolli (vetëbesimi, aftësitë për të ndikuar në ngjarje, përballja me sfidat)
  • Qëndrimi dhe perspektiva (këndvështrimi i jetës, optimizmi, shpresa)
  • Kontrolli i emocioneve (aftësia për të identifikuar dhe trajtuar mirë emocionet)
  • Njohuritë dhe përgatitja (sa më shumë informacion – aq më lehtë përballohet stresi)

Adaptimi me stresin…

Varet nga:

  • Burimet e stresit
  • Llojet e stresit
  • Faktorët personal

Fazat e adaptimit të stresit

  • Reagimi i alarmit (takikardi, rritje e adrenalinës)
  • Rezistenca (nervozizëm, zhgënjim, përqendrim i dobët)
  • Lodhja (nga stresi i zgjatur ose kronik, depresion, ankth, rënie e imunitetit)

Teknikat e menaxhimit

Pranimi i stresit

Disa burime stresi janë të pashmangshme psh, vdekja e një të dashuri
  • Mos u mundoni të kontrolloni të pakontrollueshmen, përqëndrohuni në gjërat që mund të kontrolloni
  • Shikoni anën pozitive “Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë“
  • Ndani ndjenjat tuaja, bisedoni me një mik të besuar ose terapist
  • Mësoni të falni, lirojeni veten nga energjia negative duke falur dhe duke vazhduar përpara

Krijo kohë për argëtim dhe relaksim Mënyra të shëndetshme për t’u larguar nga stresi:

  • Dil shëtitje
  • Kalo kohë në natyrë
  • Telefono një mik të mirë
  • Lexo një libër të mirë
  • Dëgjo muzikë
  • Shiko një film komedi
  • Masazh
  • Përsiatje
  • Yoga
  • Aromaterapi
  • Hidroterapi
  • Frymëmarrje diafragmatike
  • Meditimi
  • Menaxhimi i kohës
  • Komunikimi i sinqertë
  • Të kërkuarit ndihmë

Mënyra jo të shëndetshme të menaxhimit të stresit:

  • Varësia nga alkooli, droga, seksi, bixhozi, etj
  • Duhanpirja
  • Mbi-ngrënie
  • Të qenurit perfeksionist