Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 1
Kërkesat e vendit të punës
- Kërkesat e punës janë një nga burimet më të shpeshta të stresit në punë.
- Është e natyrshme që punonjësit të kenë nevojë për detyra sfiduese për të mbajtur interesin dhe motivimin e tyre në punë, por është e rëndësishme që kërkesat e punës të mos i tejkalojnë aftësitë e tyre profesionale
- Shpeshherë duhet të merren veprime konkrete për të kontrolluar ngakesën e punës e cila rrit nivelin e stresit te punonjësit.
- Këto veprime duhet të përqendrohen në përshtatjen e planit të punës me mjedisin dhe specifikat e punës.
- Gjithashtu, këto masa duhet të adresojnë presionin e kohës dhe detyrat të cilat janë psikologjikisht dhe fizikisht të vështira
Faqe 2
PRESIONI I KOHËS
– Në rastet kur puna ka shumë ngarkesë, punëdhënësit duhet të kenë në vëmendje pikat në vijim;
- Të sigurohen që punonjësit të kenë kohën e mjaftueshme për të përmbushur detyrat dhe t’i lejojnë ata të thonë fjalën e tyre në përcaktimin e specifikave të detyrave;
- Të konsultohen me punonjësit për të vendosur objektivat e punës;
- Të vendosin objektiva të arritshëm, si dhe të marrin në konsideratë ngarkesën e punës;
- Të rishikojnë në mënyrë periodike ngarkesën e punës për t’u siguruar që punonjësit kanë burime të mjaftueshme (kohë, mbështetje administrative apo pajisje) për të kryer detyrat;
- Të monitorojnë ngarkesën e punës kur ajo arrin pikën maksimale dhe të sigurojnë mbështetje shtesë nëse është e nevojshme;
- Të ndihmojnë punonjësit të hartojnë planet e tyre të punës dhe të vendosin përparësitë e punës;
- Të vendosin afate të arsyeshme për përfundimin e detyrave;
- Në rastet kur afati i vendosur është i ngushtë, duhet të sqarojnë punonjësit për arsyet e kohës së shkurtër në dispozicion dhe përse ka rëndësi që puna të kryhet brenda afatit;
- Të inkurajojnë pononjësit të shprehen hapur që në fillim të punës nëse detyrat e ngarkuara janë përtej mundësive të tyre
– Është e rëndësishme që punonjësit të jenë kompetentë në punën që bëjnë dhe të shpërblehen në mënyrën e duhur.
– Kur punonjësit janë më të kualifikuar për një rol apo detyrë të caktuar, ata mund të mos ndihen profesionalisht të sfiduar e për rrjedhojë të kenë motivim të ulët.
– Kur punonjësit janë më pak të kualifikuar ata mund të ndihen të mbingarkuar nga vështirësitë e detyrave dhe mund t’a kenë të vështirë për t’i kryer ato siç duhet
– Kur punonjësit janë më të kualifikuar për një rol apo detyrë të caktuar, ata mund të mos ndihen profesionalisht të sfiduar e për rrjedhojë të kenë motivim të ulët.
– Kur punonjësit janë më pak të kualifikuar ata mund të ndihen të mbingarkuar nga vështirësitë e detyrave dhe mund t’a kenë të vështirë për t’i kryer ato siç duhet
Në këtë kontekst do të ishte e këshillueshme që punëdhënësit apo menaxherët, të kryejnë veprimet e mëposhtme:
- Të hartojnë detyra në përputhje me aftësitë e punonjësve;
- Të sigurohen që punonjësit janë kompetentë dhe ndihen mirë në detyrën që bëjnë;
- Të zhvillojnë trajnime profesionale në mënyrë periodike;
- Të zhvillojnë konsultime me punonjësit mbi mundësitë e zgjerimi të objektit të tyre të punës, si dhe shtimin e përgjegjësive;
Faqe 3
ANGAZHIMI MENDOR NË PUNË
Ka disa mënyra për të menaxhuar punën që kërkon periudha të gjata përqendrimi:
- Kryerja e detyrave me rotacion në mënyrë që punonjësit të mos kryejnë, gjithmonë, të njëjtat detyra, të cilat kërkojnë nivel të lartë vendimmarrjeje ose kohë të gjatë përqendrimi.
- Dhënia e një niveli të caktuar kontrolli punonjësve mbi mënyrën sesi ta bëjnë punën duke përfshirë kohën dhe rendin e detyrave.
- Vënia në dispozicion e kohës së nevojshme dhe pushimeve gjatë punës.
Për punë të cilat kërkojnë nivel të lartë vendimmarrjeje
punëdhënësit/menaxherët duhet të ndërmarrin veprimet
e mëposhtme:
- T’u japin punonjësve informacionin e mjaftueshëm për të kryer plotësisht punën dhe mbështetjen e nevojshme për vendimet që duhet të merren;
- Të japin mbështetje praktike në rastet kur punonjësit kryejnë detyra të vështira
Për ato punë të cilat kërkojnë angazhim fizik punëdhënësit/menaxherët duhet të kenë parasysh pikat në vijim:
- Të krijojnë një ambient fizik komod dhe të përshtatshëm për punën;
- Të lejojnë punonjësit të bëjnë pushime gjatë orarit të punës dhe nëse është e mundur detyrat që përsëriten të bëhen me rrotacion;
- Të sigurohen që punonjësit janë të trajnuar siç duhet dhe e kanë mundësinë fizike për të kryer detyrat e dhëna
Faqe 4
VËSHTIRËSITË EMOCIONALE NË PUNË
Disa lloje punësh janë emocionalisht angazhuese.
Ato mund të kërkojnë përfshirje emocionale apo mund të detyrojnë punonjësit që të ndrydhin vazhdimisht emocionet e tyre (shërbimi me klientin, këshillimi psiko-social, etj).
Për të menaxhuar sa më mirë këto lloje punësh, punëdhënësit/menaxherët duhet të kenë parasysh pikat e mëposhtme:
- T’u japin punonjësve kontroll më të madh mbi punën (nëse është e nevojshme të lejojnë mundësira që punonjësit të prodhojnë më shumë se një zgjidhje për kryerjen e punës);
- Të nxisin pushime periodike në punë;
- Të trajnojnë punonjësit sesi mund të përballen me situata konfrontuese apo të vështira dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme;
- Të sigurojnë mbështetje psikologjike apo mjekësore për punonjësit të cilët janë përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje traumatike apo punë me vështirësi emocionale të lartë;
- Të zhvillojnë trajnime për punonjës të cilët ndërveprojnë me klientët (pacientë, fëmijë) dhe për ata që kryejnë detyra të cilat u imponojnë të rregullojnë gjendjen e tyre emocionale apo të shfaqin emocione të cilat nuk reflektojnë ndjesitë e tyre reale;
- Të sigurohen që vështirësitë emocionale të punës janë përmendur në përshkrimin e pozicionit të punës në mënyrë që aplikantët të jenë të informuar që në stadet e para të rekrutimit
Faqe 5
Referencat
- Victorian WorkCover Authority, 2017
- UNISON, the public service union, 2014
- Occupational Safety and Health Services, 2003